E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e Kryeministrisë
Lajme

Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e Kryeministrisë

Berisha për grabitjen spektakolare nga pastruesja dhe i biri: Policia mbajti të fshehtë emrin e zyrtares

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me grabitjen spektakolare të pastrueses dhe të birit, në banesën e ish-zyrtares së lartë të qeverisë.

“Shuma përrallore vidhen tek këshilltarja e kryeministrisë! Nënë e birë kishin vjedhur tek zyrtarja e lartë Kryeminstrise qindra mijëra euro”, shkruan Berisha.

Më tej ai thotë së “policia në komunikatën e saj mban sekret emrin e zyrtares së vjedhur Alda Klosit, ish shefe e kabinetit të zv.Kryeministrit famoz Arben Ahmetaj, tani këshilltare në kryeministri mbasi del problem origjina e parave të vjedhura”.

“Burime dixhitale nga policia njoftojnë se shuma e gjetur tek nënë e birë është deri tani mbi 540 mijë euro. Kjo është shuma më e madhe e kapur  ndonjëherë hajdutëve. Sipas këtyre burimeve hajdutët, parat i kanë gjetur të fshehura në dy dyshekë. Nerkohë policia ka marrë urdhër i prerë të mos përmendet emri i këshilltares së Kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë”, pohon Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.