E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shumë leje  ndërtimi edhe në Korçë
Publik News

Shumë leje ndërtimi edhe në Korçë

Korça ëstë kthyer në një nga destinacionet më te preferuara, jo vetëm për vendasit, por edhe për turistët e huaj.

Në raste festash, prenotimet janë të shumta dhe nuk gjen vend nëse nuk janë marrë masat më herët.

Por bashkë me dëshirën e qytetarëve për të kaluar fundjavën, pushimet apo festat në Korçë dhe rrethinat e saj, është rritur edhe nevoja për ndërtimin e hoteleve.

Gjatë 2018-2021 gati 27% lejeve për hoteleri në rang vendi u dhanë në Korçë.

Ndërsa në Korçë janë dhënë më shumë leje ndërtimi për hoteleri, Tirana, e cila kryeson për numrin e lejeve të ndërtimit, është përqëndruar te qendrat tregtare dhe zyrat.

Gjatë 4 viteve, në të gjithë vendin janë miratuar gjithsej 4.645 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, mesatarisht rreth 1.161 leje të miratuara për çdo vit.

Numri më i lartë i lejeve të ndërtimit të miratuara në periudhën 2018-2021, paraqitet në Tiranë me 1.490 leje.

Gjatë vitit 2021, Qarku i Tiranës shënoi rritjen vjetore më të lartë në numrin e lejeve të miratura për “Ndërtesa tregtare” me 85,7%. Qarqet Fier dhe Durrës paraqiten me numrin më të lartë të lejeve të miratuara për “Ndërtesa të tjera” me përkatësisht 23 dhe 17 leje të miratuara gjithsej, ose rreth 45,5% e lejeve të miratuara të këtij treguesi në Shqipëri gjatë vitit 2021.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.