E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shumë mjekë po vdesin nga COVID mjeku Dasho:Mos i quani heronj,“”Heronjtë” nuk nisen për “luftë” me pushkë me gjalm…”
Publik News

Shumë mjekë po vdesin nga COVID mjeku Dasho:Mos i quani heronj,“”Heronjtë” nuk nisen për “luftë” me pushkë me gjalm…”

Në një postim në rrjetet sociale, Dasho ngre disa pyetje, të cilat kanë qarkulluar prej kohësh dhe sipas tij, “tashmë kur numri i humbjeve të jetëve midis kolegëve po kap 30-ën kërkojnë përgjigje të menjëhershme”

“”Heronjtë” nuk nisen për “luftë” me pushkë me gjalm…”, thekson Dasho me ironi.

POSTIMI I PLOTE

HERONJ QË VDESIN – SHTET QË BËN SEHIR!
Vdekjet midis mjekëve që po raportohen me një rregullsi të frikshme nuk mund të kalohen me statuset e pikëlluara të familjarëve, kolegëve dhe pacientëve që shpesh u detyrojnë jetën apo shëndetin mjekëve të ndjerë!
Aq më tepër, nuk mund të kalohen këto vdekje me statuset e ministrisë apo ministres së shëndetësisë (“nderim” të cilin çuditërisht jo të gjithë mjekët e kanë “merituar”).

Këto vdekje shtrojnë disa pyetje të cilat kanë qarkulluar prej kohësh dhe tashmë kur numri i humbjeve të jetëve midis kolegëve po kap 30-ën kërkojnë përgjigje të menjëhershme:

– A është marrë ndonjëherë seriozisht nga ministria mbrojtja në punë e mjekëve?
– A është kuptuar më në fund se parandalimi i transmetimit të COVID në spitale dhe qendra shëndetësore është detyrim i shtetit pasi mbron si mjekët ashtu edhe pacientët?
– A ka ndonjë shans që edhe Shqipëria të ketë si gjithë bota e qytetëruar institucione shëndetësore të sigurt lidhur me COVID?
– A është e vërtetë se maskat, aq të domosdoshme në mjediset ku ofrohet kujdes shëndetësor, jepen akoma me pikatore?
– A ka ndonjë plan ministria të nisë testimin e rregullt të personelit mjeksor, sidomos tani kur erdhën edhe testet e shpejta antigjenike?
– A i ofrohet falas testi i shpejtë i antitrupave kolegëve apo duhet të paguajnë nga xhepi 4 mijë lekë në sektorin privat (kosto e testit është më pak se 5 euro)?
– A është menduar për të shumëpërfolurin sigurim të jetës së mjekëve?
– A është menduar për një dëmshpërblim financiar dhe më pas pension special për familjet e mjekëve që humbën jetën në detyrë?
Përgjigjet për këto pyetje dhe, mbi të gjitha, marrja e masave reflektuese ndaj tyre është detyrim!
Përndryshe mos i quani më mjekët “heronj”!
“Heronjtë” nuk nisen për “luftë” me pushkë me gjalm…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.