E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shumica miraton ligjin ‘ Arta Vorpsi’
Publik News

Shumica miraton ligjin ‘ Arta Vorpsi’

Pas një seance të gjatë, u votuan mbrëmjen e sotme në Kuvend, ndryshimet ligjore për mënyrën se si do të betohen anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori. Nevoja për këto ligje, siç kanë shpjeguar socialistët, erdhi pasi Presidenti Meta nuk thirri për betim Arta Vorpsin, për pasojë ajo nuk u bë anëtare e Kushtetueses.

Në bazë të ndryshimeve ligjore që u bënë sot me votat e mazhorancës dhe disa vota të opozitës së re, Meta ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar. Nëse nuk e bën atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu do të veprohet edhe për Kryeprokurorin.

Votimi sot në Kuvend:

Miratohet me 87 vota pro dhe 15 kundër projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar.

Miratohet me 86 vota pro, 7 abstesnim dhe 13 kundër projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të ndryshuar”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.