Si agjentët e spiunazhit rus tentuan të futen në uzinën e armëve në Gramsh, e përfshirë edhe një femër
Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me tre shtetasit rusë, të cilët kanë sulmuar sot (20 gusht) uzinën e armëve në Gramsh, ku dy ushtarë shqiptarë mbetën të lënduar.

Rusët dyshohet se janë agjentë spiunazhi dhe prej një javë shiheshin herë pas herë në Uzinë.
Sot, ata kanë tentuar që të futen brenda uzinës, por janë përballur me dy ushtarët shqiptarë, të cilëve dyshohet se i kane hedhur lende kimike.
Burime për korrespondentin e Panorama bëhet e ditur, se një nga rusët u arrestua në Gramsh, ndërsa dy të tjerë në Cërrik, ndërsa mësohet se e përfshirë në këtë ngjarja është edhe një femër, e cila është shpallur në kërkim.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka dyshime se shtetasit rusë dhe gruaja e ndaluar janë agjentë të shërbimeve sekrete ruse.
REAGIMI I MINISTRISË SE MBROJTJES
Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Uzinën ushtarake në Gramsh. Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase kanë tentuar të hyjnë në uzinë. Menjëherë kanë reaguar efektivët që ishin në ruajtje të uzinës, por gjatë përpjekjeve për t’i ndaluar 3 shtetasit e huaj janë lënduar dy ushtarakët tanë, të cilët janë nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit e huaj janë ndaluar nga autoritetet, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Gjendja shendetesore e dy ushtarakeve shqiptare eshte e stabilizuar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



