E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi/Si detyrohen ndërtuesit të paguajnë inceneratorin e Tiranës?
Lajme

Denoncimi/Si detyrohen ndërtuesit të paguajnë inceneratorin e Tiranës?

Gazetari Elvi Fundo ka denoncuar se si institucionet shtetërore janë kthyer në shërbëtore të kompanisë së inceneratorit të Tiranës.

Fundo tha në një intervistë me Adi Krastën se në tetor të 2018-ës është firmosur një kontratë bashkëpunimi nga Policia Bashkiake, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Drejtoria e Punëve Publike në Bashkinë Tiranë me kompaninë e inceneratorit të Tiranës.

Ai deklaroi se këto institucione tashmë detyrojnë ndërtuesit të paguajnë inceneratorin e Tiranës për plehrat.

Gazetari tregoi se ndërtuesve u është shtuar një taksë për inceneratorin, që i detyron të paguajnë 4 euro për 1 m³ dhera të pastra, ndërsa për dherat e përziera paguhet 8 euro për 1 m³.

Fundo deklaroi se një tjetër skemë për të vjelur para nga ndërtuesit është me ngritjen e dronëve. Ndërtuesit që mund të kenë dy kantiere ndërtimi mbikëqyren me dronë dhe nuk lejohen të kalojnë dhera nga njëra gropë në tjetrën.

Ai theksoi se policia bashkiake detyron ndërtuesit që kamionin me dhera ta zbrazin tek inceneratori i Tiranës ku duhet të paguajë, dhe ta rimbushë atje kamionin, sërish duke paguar para.

Denoncimi:

Këto flasin për 60-70 milionë euro si me qenë guralecë ose zhavorr. Këto janë paratë që ka dhënë shteti shqiptar, inceneratori nuk është ndërtuar, ka ndryshuar disa herë aksionerët, para nuk ka pasur. Fillon historia e dherave që nuk e përflasin.

Unë kam një dokument, një marrëveshje bashkëpunimi e shoqërisë së inceneratorit të Tiranës, ku firmos Giuseppe Ciaffaglione dhe policia bashkiake, Ermal Kapllani, zoti Taulant Tusha dhe Evisjon Salku, inspektor i mjedisit dhe ujërave të turizmit, Tiranë. Këta kanë bërë kontratë në datën 15 tetor të 2018-ës. Çfarë ka ndodhur me këtë kontratë? Se thuhet ç’janë këto 130 milionë euro? Ç’i kanë këto gënjeshtra? Qeveria 60 ka dhënë. Doli Mireli na tha te Çim Peka, unë 70 milionë eurot atje i kam lënë, ti 70 milionë mund t’i kesh bërë rrush e kumbulla, por ti duhet të investoje 128 milionë euro sipas kontratës dhe na del se ke ndryshuar pronarët, se nuk ke pasur paratë dhe me paratë e shtetit shqiptar ke bërë rrush e kumbulla.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.