E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si do të jetē moti  këtë javë
Publik News

Si do të jetē moti këtë javë

Moti në këtë javën që ka nisur do të pësojë ndryshim krahasuar me ditë e tjera ok o plot diell.

Dita e hënë parashikohet të ketë mot me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët deri në orët e mëngjesit përgjatë zonave malore, ndërsa në lartësinë mbi 800 metra në verilindje, do ketë reshje bore.

Dita e martë parashikohet të ketë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta.

Dita e mërkurë parashikohet të ketë mot të vranët. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim e jug do ketë reshje me intensitet deri mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 1200 metra reshje bore.

Dita e enjte parashikohet të ketë mot kryesisht të vranët e reshje shiu me intensitet mesatar. Në veri-verilindje në lartësinë mbi 800 metra do ketë reshje bore, kurse në juglindje këto reshje do jenë në lartësinë mbi 1000 metra.

Dita e premte do të vijojë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht përgjatë vijës bregdetare reshje me intensitet deri të lartë. Në zonat malore në lartësinë mbi 800 metra reshje bore.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht ditën e mërkurë dhe të enjte.

Temperaturat do të pësojnë luhatje të ndjeshme si më poshtë:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.