Si do të jetë Shqipëria e indianëve, mongolezëve dhe aziatikëve

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Naim Noka

Deklarata e ambasadorit të Indisë, Ravindra Prasad Jaiswal, nuk është thjesht një lajm diplomatik. Është një pasqyrë e zhveshur e realitetit shqiptar: një vend që po zbrazet me ritme alarmante dhe po mbushet me fuqi punëtore të importuar.

Shqipëria po humbet njerëzit e saj më shpejt se çdo narrativë politike mund ta fshehë. Të rinjtë largohen, profesionistët largohen, familjet shpërbëhen. Në vend të tyre, tregu kërkon zëvendësim. Dhe zëvendësimi po vjen.

Nuk është më çështje perceptimi, por trendi. Me këtë ritëm të shpopullimit, nuk është e largët dita kur balanca demografike do të ndryshojë thellësisht: indianë, bangladeshas, afrikanë dhe arabë do të jenë një prani gjithnjë e më dominuese në një territor që vetë shqiptarët po e braktisin.

Ironia është brutale dhe shpartalluese : për 13 vite qeveria e Edi Ramës na ka folur për zhvillim, për rritje, për reforma. Rezultati konkret është një vend që eksporton qytetarët e vet dhe importon të tjerë për të mbajtur ekonominë minimale funksionale.

Kjo nuk është strategji. Është  dështimi me turp dhe shumica e qytetarëve presin momentin e duhur për të ikur nga ky vend.

Tani dhe  ambasadorët e huaj e artikulojnë hapur atë që politika e kryeministrit aktual e vuri në zbatim shpopullimin e kombit. Nuk është çudi që në një 10-vjeçar tjetër të ngelemi më pak shqiptarë këtu se në kohën e “Zogut”.

Publikuar nga Publik Media