Si do te ngrihen shqiptaret?! A e dini sa kushton nje protestë?!
Kreshnik Osmani
Të marresh para nga jashtë nga një apo me shumë ambasada je agjent i shitur. Edhe po more do t’i kthesh dhjetefish tek ata qe t’i kane dhene sepse shtetet nuk jane organizata bamiresie dhe duhet t’ia vjedhesh popullit tend me pas qe t’ua kthesh. Te marresh para nga shqiptaret nuk behet sepse ata nuk vijne ne parti per te dhene por per te marre. Te marresh para nga partite e medha dhe te besh si i pavarur populli të kap ne ajer. Te besh gam gam ne fejsbuk nuk ta fishkellen njeri. Te sheses droge je millaxhi. Te trafikosh hashash je barist. Te vjedhesh shqiptaret me qellimin qe t’u besh atyre mire duhet më parë te vish me pare ne pushtet. Te shkosh tek opozita ata po zihen kush te zere vend afer Lulit me shpresen se sado larg qe te jete nje dite do t’u vije radha te vijne ne pushtet.
Te besh parti me vete te tallin, te perqeshin, te injorojne, te degjenerojne. Te thyesh banka nuk funksionon. Po i kalove 300 lajket ne fb duke share Qeverine te bejne minjte report te mbyllin fb. Te sulmosh Opoziten e vdekur thone i sherben Rames. T’i biesh Rames vazhdimisht ai te sulmon dhe te thyen ne mes sepse kontrollon gjithçka. Ka nje ushtri me media, tv, portale, gazetare, mafioze e oligarke, pervec gjykates e prokurorise. Nje popull qe kalon treçerekun e jetes duke pare telenovela, si mund te ngrihet?! E e dini sa seanca “pub-i” dhe “party” duhet te besh per te bere bashke 150 te rinj?! A e dini sa kushton nje autobus me militante per t’i sjelle nga rrethet ne Tirane?! A e dini sa ben nje flamur dhe nje banderole?! A e dini sa tollona nafte duhen per te sjelle njerezit ne proteste?! A e dini sa piza, hamburgera dhe qofte duhen per te organizuar nje proteste?! A e dini sa revolte ka ne qarkullim por nuk ka kush t’i organizoje?!
A e dini se njerezit nuk i besojne me askujt?! A e dini se ne emisionet televizive dilet vetem me porosi?! A e dini se gazetaret e emisioneve te medha televizive jane tregetaret dhe oligarket me te medhenj ne kete te qelbur vend?! A e dini se ata jane mjeshtra per te fikur popullin sapo te ndizet?! A e dini se jane te gjithe ne nje tave?! A e dini qe thone per te gjithe ju se jeni debile idiote?! A nuk i kuptoni mimikat e tyre tallese kur bejne sikur nxehen dhe bejne sikur nervozojne?! Njerezit po vlojne e po ziejnë por nuk kane nje grusht njerezish që t’u prijne e t’u besojne. Po u gjenden keta njerez Qeveria me gjithe patericen e saj ne Opozite jane zyrtarisht te rene dhe fundin e kane tek pleherat e historise, te gjithe aksioneret e llumit te zi ku na kane zhytur sot!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



