E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si do t’i jepet zgjidhje problemit të kopjimit në provimet e maturës
Lajme

Si do t’i jepet zgjidhje problemit të kopjimit në provimet e maturës

Korridoret e shkollave dhe palestrat do të jenë ambientet ku nxënësit do t’i nënshtrohen provimeve të maturës.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Rezana Rapi sqaron se testimi nuk do të zhvillohet në klasa, për arsye të rritjes së masave të sigurisë dhe shmangien e kopjimit nga një maturant tek tjetri.

“Në Qendrën e Shërbimeve janë të gjitha mjediset tashmë të identifikuara, që mund të jenë palestra, qoftë edhe korridore. Ideja është që ditën e provimit të tërë duhet të jenë në kushte të barabarta dhe mundësia e komunikimit të jetë absolutisht e pamundur”.

Klasat do të përdoren si mjedise për të zhvilluar testimin vetëm në rastet kur hapësirat e përcaktuara do të jenë të pamjaftueshme.

“Por gjithmonë ka një distancë të përcaktuar në rregullore që është mbi 1 metër e gjysmë nga njëri nxënës tek tjetri”.

Maturantët do të startojnë me provimet në 4 Qershor, me gjuhën e huaj. Kjo është matura e fundit që zhvillon 5 provime, pasi vitin e ardhshëm do të hiqet nga skema një prej provimeve me zgjedhje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.