Si e lavdëronte korrupsionin KARIo Bollino tek media e tij
Belind Këlliçi nxjerr foton
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me dosjen hetimore që përfshin Belinda Ballukun. Në përgjimet e zbardhura mes saj dhe Evis Berberit, del edhe emri i Carlo Bollinos, pronar i Report TV dhe Shqiptarja.com, i cili sipas dokumenteve rezulton përfitues i qindra milionë lekëve nga tenderë të ARRSH-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Këlliçi ka shpërndarë një artikull të medias në pronësi të Bollinos, ku qeveria lavdërohet për projektin e Unazës së Madhe. Krahas postimit, deputeti demokrat shkruan me ironi:
“Rilindja shpiku Carlo supervizorin për të tallur korrupsionin”.
Në reagimin e tij, Këlliçi thekson:
“Gogoli shpiku Revizorin për të tallur korrupsionin!
Rilindja shpiku Carlo supervizorin për ta lëvduar!”
Më tej, ai e cilëson raportimin për Unazën e Madhe si shembull të asaj që e quan “gazetari mercenare”, duke shtuar se skema është e thjeshtë: fito tenderë, merr paratë e shqiptarëve, prodho reportazhe lavdëruese për pushtetin, vendos gjoba dhe më pas rikthehu sërish në fillim të ciklit.
“Kur ke marrë tenderin e supervizimit, çdo gropë të duket metaforë, çdo denoncim e shpall keqinformim dhe çdo abuzim e shet si mrekulli,” shkruan Këlliçi.
Në fund të reagimit, ai ironizon edhe cilësinë e punimeve publike, duke e lidhur drejtpërdrejt me mënyrën e raportimit mediatik:
“Imagjinoni si është cilësia e punimeve, po aq sa gazetaria e ‘supervizorit’ Carlo”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




