E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e ndoqi burri dhe e vrau në sy të djemve gruan në Elbasan
Publik News

Si e ndoqi burri dhe e vrau në sy të djemve gruan në Elbasan

Dy ditë më parë, kur ishte caktuar ballafaqimi i palëve në Gjykatë, dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në Gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit të bërë për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj bashkëshortes së tij. Por, kjo seancë ka dështuar, pasi bashkëshorti i akuzuar si dhunues nuk është paraqitur, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

Burimet thonë se 58-vjeçari ka ndjekur fshehurazi lëvizjet e bashkëshortes dhe dy djemve të tij dhe, pasi ato kanë hyrë në godinën e Gjykatës së Elbasanit, ai ka qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga anekset e rrugës që e lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë. Në momentin që bashkëshortja e tij, Liljana Buzo, e shoqëruar nga dy fëmijët, kanë dalë nga Gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai i kishte zënë pritë, ka qëlluar menjëherë mbi të me breshëri kallashnikovi. Sikur mos të mjaftonte kjo, ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.

Liljana Buzo me bashkëshortin Koco Buzo

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me arme dhe me thikë, ai ka plagosur edhe një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë të neutralizonin veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia. Viktima ishte kërcënuar nga 58-vjecari mbrëmjen e së mërkurës, që të mos shkonte në Gjykatë mesditën e të enjtes dhe pasi ajo e kishte refuzuar këtë kërkesë të tij, bashkëshorti i bëri pritë pak metra larg Gjykatës, duke e vrarë. Koço Buzo njihej si person i dhunshëm dhe përdorues alkooli. Krimi i kryer prej tij ka qenë i mirëmenduar.

Koço Buzo dhe Liljana Buzo kishin 30 vite të martuar bashkë, jetesë që ishte shoqëruar nga problemet, dhunë dhe xhelozi. Sipas “News 24”, viktima kishte qenë diplomuar për infermieri dhe kishte punuar për disa vite në këtë profesion, deri sa u martua me mblesëri me 58-vjeçarin. Familjarët kanë treguar se, ndonëse Liljana ishte shumë e zonja në profesionin e saj, burri e kishte izoluar në banesë, dhe nuk kishte dashur që ajo të punonte kurrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.