E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si e përdori skemën nipi i autorit të dyshuar të vrasjes së 40 vjeçarit Billa
Publik News

Si e përdori skemën nipi i autorit të dyshuar të vrasjes së 40 vjeçarit Billa

Duke përdorur kartën e klientit korrekt, Sebastian Mali mbërriti në një  pikë servisi në Laprakë, tre orë para vrasjes së Hekuran Billës. Nën justifikimin se kishte takim me të dashurën, ai kërkoi makinën e tyre.

 

 

Ai iu lut punonjësit të servisit që të parkonte makinën “Smart” në servis dhe të merrte me vete një makinë “Nissan Micra”, që më vonë shfaqet në një radhë kamerash sigurie teksa i paraprin makinës së vrasësve që mbrëmjen e 11 qershorit që qëlloi me 19 plumba Billën.

Sipas prokurorisë, kjo zbuloi skemën e përdorur nga vrasësit. Pikërisht me këtë “Nissan Micra” u shoqërua automjeti që më pas u gjet i djegur pas krimit në fshatin Pezë.

Sipas burimeve të sigurta të Top Channel, Sebastian Mali e mori mjetin rreth orës 20 e 30 minuta të datës 11 qershor, me justifikimin se do të takonte të dashurën. Ai u rikthye në orën 23:00 për të marrë më pas makinën e tij që kishte parkuar në servis.

Për këtë nder, ai i kishte qerasur punonjësit e servisit me një pije freskuese, por edhe makina “Smart” nuk ishte në pronë të të riut, ishte marrë me qira në Shkodër.

Hetimet zbuluan se ai e mori me qira “Smart-in” më dy mijë lekë dita dhe pas krimit motra e tij u paraqit dhe pagoi detyrimin përkatës.

Nga këqyrja e sistemit TIMS, rezulton se Viktor Marku ka dalë nga Shqipëria në datën 19 janar thonë burime të prokurorisë, që saktësojnë se pavarësisht kësaj alibie një dëshmitar në Shkodër i rrëfeu policisë se mjetin “Smart” ja kishte dhënë Viktor Markut, që është vëllai i Prel Markut, i vrarë nga Hekuran Billa në Britaninë e Madhe.

Mbi këto dyshime të sot do të dalë përpara gjykatës, nipi i Viktor Markut, Sebastian Mali, i cili dyshohet për vrasje, ndërsa daja i tij pritet të dal përpara gjykatës në fillim të javës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.