Hije skandali dhe afere mes një diplomati amerikan dhe një gazetareje të CNN. Bëhet fjalë për ish-ambasadorin amerikan në Britani Kim Darroch që aludohet se I ka kaluar informacione të klasifikuara secrete reporteres së CNN Michelle Kosinski.
Shtëpia e Bardhë dyshon se Michelle Kosinski është informuar nga Darroch dhe “afera” mes të dyve ka filluar në krye të vitit 2018, por vetë ish-diplomati mohon këto akuza. Ndërkohë që Darroch u largua nga posti vitin e kaluar, pasi në media rrodhën informacione ku ai e konsideronte presidentin Trump “inkopetent”.
66 vjecari, I martuar, tashmë po hetohet nga Departamenti I Drejtësisë. Hetimet nisën pas një varg artikujsh të Michelle Kosinski, 46 vjecare, që përmbanin informacione sensitive për administratën Trump.
Lordi Darroch dyshohet se ka informuar Kosinskin rreth planeve për drejtorin e ri të CIA që më vonë ndodhën. Kosinski gjithashtu raportoi për pkanet e Pompeo në një udhëtim në Korenë e Veriut për të kthyer tre qytetarë amerikanë. Nuk pati raportim por Shtëpia e Bardhë filloi të interesohej për gazetaren që po nxirrte informacione.
Kosinski ishte e para që po raportonte për planet e SHBA për sanksione ndaj Rusisë. Këto propozime secrete janë diskutuar në biseda private me aleatët në Francë, Gjermani dhe Britani përpara se të lajmëroheshin në 6 prill.
Një burim I tregoi The Sun se gazetarja Kosinski e dinte rreth sanksioneve përpara se ato të bëheshin publike. Ajo ishte në dijeni edhe të grindjes ndërmjet Donald Trump dhe ambasadores së SHBA në Kombet e Bashkuara Nikki Haley.
Lordi Darroch ka 42 vite martuar dhe ka dy djem. Ai ka mohuar cdo lloj lidhje të tillë apo dhënien e informacioneve. Por mediat në britani shkruajnë se janë kapur mesazhe intime mes të dyve përpara se të takoheshin.
Miss Kosinski, që gjithashtu është e martuar e la detyrën e saj në CNN vetëm 5 muaj pasi diplomati amerikan u largua nga detyra.
Lord Darroch iku nga detyra në korrik të vitit të kaluar pasi në media dolën emailet e tij ku shkruante se Trump ishte “jokompetent”.



