E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SI JURISTËT ME “KARTELË JURIDIKU” PO MARRIN NË QAFË SHTETIN SHQIPTAR!
Publik News

SI JURISTËT ME “KARTELË JURIDIKU” PO MARRIN NË QAFË SHTETIN SHQIPTAR!

 

Nga Av Erald Aga*

 

“Qeveria Shqiptare” në mesnatë ka botuar në Fletoren Zyrtare Nr 64 – 2020 dt 10.04.2002, një pjesë të akteve ligjor që mbajnë datën e gati 1 muaji përpara por që ne si Studio Ligjore Aga & Goxhaj kemi që përpara 1 muaji që ju themi që janë NUL , pa vlerë juridike nëse nuk botohen në “Fletoren Zyrtare”.

Cfarë ndodh me botimin e këtyre akteve që mbajnë datën e 1 muaji përpara por që janë botuar nga “Qeveria Shqiptare” vetëm dje në darkë vonë në datën 10.04.2020?

• Të gjithë këto akte të botuar në funksion të COVID-19 në Fletoren Zyrtare pasojat ligjore i sjellin nga data 10.04.2020 e në vazhdim. Cdo gjë që ka ndodhur deri në mesnatën e datës 10.04.2020 është NUL. Pra, skanë asnjë vlerë ligjore.

• Të gjithë ndalimet, kufizimet që “Qeveria Shqiptare” ka kryer si për individët apo bizneset përmes këtyre akteve e që nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare më përpara për periudhën që parashikonin e pretendonin rregullimin e situatës nga COVID-19, janë NUL, pa vlerë ligjore sepse vlefshmërinë e marrin në datën 10.04.2020 dhe vetëm për masat e parashikuara në këto akte pas kësaj date;

• Cdo qytetar shqiptar mund t’i drejtohet gjykatave shqiptare madje të dërgojë cështjen deri në Gjykatën e Strasburgut ku lista dhe shuma e dëmshpërblimit ndaj tyre do të ishte disa fishi i faturës së “Bechetit”;

• Cdo akt ligjor i botuar në Fletoren Zyrtare nga ministritë përkatëse në lidhje me rregullimin e situatës të shkaktuar nga COVID-19 sërish nuk ka vlerë ligjore nëse baza ligjore e miratimit të aktit nuk është VKM 243 dt 24.03.2020 “Për shpalljen e gjendjes jashtëzakonshme” dhe nenet 170 e 175/2 të Kushtetës. Sepse liritë dhe të drejtat themelore kushtetuese kufizohen vetëm në këtë mënyrë sipas Kushtetutës.

Pra, “Qeveria Shqiptare”, si një ndjekës i rregullt i Studios Ligjore Aga & Goxhaj ka filluar të kuptojë që cdo vendim i marrë nga organet shtetërore përmes profilit të facebook-ut të Kryeministrit është NUL, i pavlerë ligjërisht. Por i bëjmë thirrrje “juristëve me kartelë” pranë “Qeverisë Shqiptare” që të kopjojnë mirë këto që shkruajmë në mënyrë që të kthehemi tek shteti ligjor e të mos mbetemi akoma tek shtetit i facebook-ut.

*STUDIO LIGJORE
AGA & GOXHAJ
+355 67 634 0 634

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.