E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si kurrë më parë, Sylvinho ‘tërbohet’ pas fitores në Andorra
Lajme

Si kurrë më parë, Sylvinho ‘tërbohet’ pas fitores në Andorra

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka shpërthyer në festë pas triumfit ndaj Andorrës, një fitore që i hapi Shqipërisë rrugën drejt një kualifikimi historik në Play Off të Botërorit 2026. Tekniku brazilian publikoi në rrjetet sociale pamje nga atmosfera elektrizuese në dhomat e zhveshjes, ku emocionet dukeshin të pakontrollueshme.

“Ishte një shpërthim emocionesh të pastra dhe të sinqerta. Sigurimi i një vendi në play-off është rezultati i punës së palodhur të gjithë skuadrës, lojtarëve, stafit teknik, punonjësve dhe drejtuesve. Një projekt që nisi gati tre vite më parë dhe që është rritur dita-ditës. Jam jashtëzakonisht i lumtur për këtë arritje historike. Forca Shqipëri,” shkruan ai.

Festë, emocion dhe krenari, Sylvinho si rrallëherë u pa kaq i përfshirë në triumfin e kuqezinjve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.