E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si ndodhi tragjedia me 59 viktima në Koçan
Lajme

Si ndodhi tragjedia me 59 viktima në Koçan

 

Godina e tapeteve u përshtat si club nate

Nga magazinë tapetësh në klub nate; si ndodhi tragjedia në

59 viktima nga zjarri në klubin e natës, 155 të plagosur dhe 18 prej tyre në gjendje të rëndë!

Godina në të cilën funksiononte diskoteka “Pulse” ishte një ndërtesë e vjetër dhe e papërshtatshme për një qëllim të tillë. Ajo funksiononte jashtë kushteve të sigurisë.

Ky objekt, që gjendet afër një banese në Koçan, më parë ka qenë depo qilimash. Përveç kësaj, objektit i është dhënë leje nga komuna për të qenë diskotekë.

Disko private funksionon prej disa vitesh në këtë objekt dhe ka ndërruar disa herë pronar. Pronari aktual, tashmë i arrestuar, ka qenë gjithmonë pjesë e strukturës pronësore të diskotekës, sipas medias vendase.

Siç shihet nga pamjet, zjarri ka shkatërruar çatinë dhe dhe ka djegur plotësisht pjesën e brendshme të objektit ku ndodhej disko “Pulse” në Koçan, në të cilin sipas informacioneve të publikuara nga ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski kanë humbur jetën të paktën 59 persona.

Nga magazinë tapetësh në klub nate; si ndodhi tragjedia në

Diskoja private ku ra zjarri në Koçan funksiononte prej disa vitesh dhe pronari i arrestuar ditën e sotme, prej disa kohësh kishte marrë pronësinë e objektit. Licenca e funksionimit të diskotekës i ka skaduar më 24 mars 2024. Sipas informacioneve, aktualisht nuk ka licencë të pavlefshme, pasi licenca e fundit është lëshuar më 13 mars 2023 dhe ka qenë e vlefshme për një vit.

Nga magazinë tapetësh në klub nate; si ndodhi tragjedia në

Policia ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje tragjike. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në diskotekë është bërë hedhja e mjeteve piroteknike.

Të paktën 59 persona humbën jetën mëngjesin e sotëm në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit gjatë një koncerti me mbi 1.500 pjesëmarrës në një klub nate. Mbi 155 persona janë plagosur dhe mbi 80 prej tyre janë transferuar në spitalet e Shkupit. Ndërkohë, raportohet se 18 prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.