E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si nisi sherri që përfundoi me vrasje  në Fushë Krujë
Lajme

Si nisi sherri që përfundoi me vrasje në Fushë Krujë

Ky është autori i krimit të rëndë

Një 55-vjeçar është qëlluar për vdekje me breshëri kallashnikovi nga bashkëfshatari i tij. Ai u qëllua mëngjesin e kësaj të mërkure në fshatin Zgërdhesh të Krujës.

Mësohet se shkak i sherrit mes tyre është bërë një konflikt që kanë pasur më parë për prerjen e druve në pyll.

Viktimë ka mbetur Luan Hushi, i cili pasi u plagos u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë. Hushi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve që kishte marrë në bark.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, Klodian Keqi. Pas debatit që kanë pasur, dyshohet se Keqi ka qëlluar me kallashnikov Hushin dhe më pas është larguar. Policia ka ngritur dronin për të bërë të mundur lokalizimin e autorit të dyshuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.