E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si punonjësi i bashkisë Tiranë, drejtonte trafikun e kokainës në Gjermani e Zvicër
Publik News

Si punonjësi i bashkisë Tiranë, drejtonte trafikun e kokainës në Gjermani e Zvicër

Një punonjës i Bashkisë së Tiranës është koka e trafikut të kokainës në linjën Zvicër-Gjermani.

Ndriçim Harka, aktualisht zjarrfikës, punonjës i Bashkisë së Tiranës është njeriu i akuzuar si organizator i këtij trafikut, që kishte nisur në vitin 20215, kohë kur edhe bashkia e kryeqytetit ndryshoi drejtimin.

tjetër person i identifikuar me inicialet E.M është shpallur në kërkim.

Një linjë e trafikut të kokainës në Europë e cila drejtohej dhe organizohej nga Tirana është zbuluar nga prokuroria e kryeqytetit. Në pranga është vënë Ndriçim Harka, aktualisht zjarrfikës.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ka arritur të identifikojë 2 autorë të përfshire në trafikimin e lëndëve narkotike për një grup të hetuar dhe të dënuar në Zvicër. Sipas provave te administruara rezulton se shtetasit E.M dhe Ndriçim Harka, aktualisht punonjës ne Bashkine e Tiranës janë të përfshire si organizatorë në këtë veprimtari kriminale’.

Gjatë hetimeve janë administruar disa prova me anë të letërporosisë dhe veprime të tjera.

Grupi kishte prej 2015 që vepronte. Nga Tirana sigurohej rekrutimi dhe transportimi i lëndës narkotike Gjermani – Zvicër.

Për transportimin e një ngarkese droge Gjermani-Zvicër, ofrohej 2-3 mijë euro.

Prokuroria informon se gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 kg kokainë, si dhe një sasi parash ndërkohë që një pjesë e këtij grupit është ndaluar dhe dënuar në Zvicër.

Në orët në vijim pritet të jepen detaje mbi këtë operacion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.