Si ta ndihmosh të keqen!
Kreshnik Osmani
Per njerëzit që hutohen nga mega-informacioni dhe nuk dinë më kujt t’i japin të drejtë:
Ka disa menyra per ta ndihmuar zullumin. Ja si funksionon propaganda:
1- Të sulmosh vetem Opozitën.
2- Të bësh sikur bën Opozitë.
3- Të bësh si i pavarur por Opozites i bie ne thikë ndersa qeverise me pambuk.
4- Te gjithe jane njelloj (do te zgjedhim te keqen me te vogel).
5- Te rinjte nuk kanë eksperience.
6- Edhe ata qe do te vijne hajdute jane.
7- Sistemi prodhon parti nga gjiri i tij dhe i hedh kunder vetes per te perthithur zemeraten popullore dhe zhgenjimin. (Rasti Blushi dhe jo vetem. Shperblimi Drejtor Top channel).
8- Te hedhesh dyshime mbi gjithçka te re dhe varrosja qe ne embrion.
9- Akuza dhe balte mbi çdo energji te pakapur. Shpif shume se diçka mbetet.
10- Ky vend ka marre fund dhe nuk behet me, mos u lodh kot.
11- Kap ndonje vend te mire dhe shih interesat e tua sepse te gjithe jane te shitur.
12- Sponsorizim i qindra portaleve per te shkaktuar konfuzion nepermjet bombardimit me informacion kontradiktor.
13- Sulmimi i te vertetes si konspiracion.
15- Ndertimi i kultit te madheshtise per mafien shteterore tek subkoshienca e njerezve. Ata jane te gjithe bashke. Nuk rrezohen sepse kane shume para.
16- Bashkepunimi me klerin mashtrues. Merruni me Zotin dhe me Parajsen sepse kjo bote nuk ju perket ju. Kjo e ndihmon oligarkine te thelloje skllaverimin e njerezve dhe demoralizon e paralizon masat besimtare.
17- Marreveshje Opozite-Pozite per te mos lene asgje te re qe kercenon pushtetin e tyre dhe ndarja e interesave ne tavoline.
18- Blerja e ambasadoreve te huaj dhe justifikimi i heshtjes se tyre per krimin dhe drogen me interesat madhore dhe stabilitetin rajonal.
19- Krijimi i mediave opozitare qe bejne rolin e tenxheres se presionit per te shfryre zemeraten popullore.
20- Hyjnizimi i parase nepermjet thellimit te varferise dhe rritjes se games se sklleverve!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



