Si u armiqësuan dy familjet në Mirditë
Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjen e djeshme tek ish-parku i autobusëve, në stacionin e fundit të Tiranës së Re, ku mbeti i plagosur pas një atentati me eksploziv, 50-vjeçari Preng Gjini.
Gazetarja Klodiana Lala tha në Real Story sot në mbrëmje se konflikti mes familjeve Gjini dhe Reçi e ka zanafillën pas një prishje pazari për çështje droge.
Ajo tha se Armando (Tonin) Gjini së bashku me Gasper Reçin kanë qenë bashkëpunëtorë në organizatë që merrej me trafik droge në Itali. Sipas Lalës, Gjini i ka dhënë Reçit një sasi kokaine që mund të kapte vlerën 3 milionë euro, por ky i fundit deklaroi se e kishte humbur.
Pas kësaj, ai u vra dhe kështu nisi saga e vrasjeve mes dy familjeve.
“Në momentin që Tonin Gjini dhe familja Reçi e kuptuan problemin, Gjini shkoi dhe i tha të përgjigjen sipas kanunit. Pra bëjnë be në kishë. Pala që dyshohet se e ka shitur drogën garanton që nuk është fajtore dhe angazhohen që të zgjidhin problemin. Kjo nuk ka ndodhur. Familja Reçi dyshonte se familja Gjini kishte ekzekutuar Gasperin. Ata tentojnë të vrasin Toninin, pra Armandon në atentat me telekombandë. Nuk arritën ta vrasin dhe u kthyen para një viti, e vranë para kishës në Rrëshen. Pastaj situata u ndez dhe u vra edhe Kastriot Reçi. E tregova historinë për të thënë që hetuesit janë përqendruar te sherri i nisur në Romë”,- tha Lala.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



