E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u identifikuan dy autorët e vrasjes
Lajme

Si u identifikuan dy autorët e vrasjes

Ekzekutuan Edmond Papën me 9 plumba

Edmond Papa u ekzekutua me 9 plumba pasditen e 16 dhjetorit në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.

Rreth dy javë pas kësaj ngjarjeje është vënë në pranga 30-vjeçari Albano Velo dhe është shpallur në kërkim Andrew Bode, të akuzuar si bashkëautorë të vrasjes.

Ata e kishin mbajtur Papën në vëzhgim për disa ditë me radhë para se ta ekzekutonin në Tiranë.

Dyshohet se për ta lokalizuar dhe për ta ndjekur, autorët janë ndihmuar nga një person i afërt i viktimës.

Por pavarësisht se autorët janë treguar të kujdesshëm, ata u identifikuan nga pamjet e kamerave të sigurisë së një biznesi në afërsi të vendit të krimit.

Kamerat kanë kapur tipare të fytyrës së autorëve, gjë që ka bërë më pas të mundur identifikimin e tyre të plotë.

Albano Velo, i cili u vu në pranga më 31 dhjetor, nuk ka pranuar të ketë lidhje me krimin e rëndë, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij ende nuk është kapur.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, për vrasjen në qershor të vitit të shkuar të Aleksandër Sadikajt, ky i fundit mik i ngushtë dhe bashkëpunëtor i Albano Velos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.