E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u kap shpërndarësi i heroinës, kur pa policinë u largua me vrap.r
Publik News

Si u kap shpërndarësi i heroinës, kur pa policinë u largua me vrap.r

Goditet ne Durres një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Policia njofton se ka vene ne pranga 45-vjecarin G. T., te cilit gjate kontrollit i jane gjetur doza heroine.

Policia ka sekuestruar 12 doza me lëndë narkotike heroinë, 3 aparate celular dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

 

NJOFTIMI 

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Durrës kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr. 8, Durrës, shtetasin G. T., i cili në momentin që konstatoi Policinë tentoi të largohej, por u kap dhe u shoqërua në Komisariatin e Policisë Durrës.

Në vijim të veprimeve nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. T., 45 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, një sasi parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe 3 aparate celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.