Si u lirua nga burgu Dan Hutra?
Apeli ka refuzuar ti ndryshojë masën, ndërsa gjykata e shkallës së parë e ka dënuar me disa muaj burg. Ky dënim është shlyer me kohën e paraburgimit teksa ai ndodhej në process dhe sapo është dënuar ka lënë qelitë pasi e ka shlyer me afatin e paraburgimit.
Gjyqtari Gerd Hoxha liroi nga burgu Danin qe vrau 3 gra e plagosi po kaq.
Apeli e la ne burg, Gerd Hoxha e liroi ne shkalle te pare.
Gjyqtari Gerd Hoxha ka vendosur lirimin e Dan Hutrës:
1.Pranimin e kërkesës.
2.Shuarjen e masës së sigurimit personale “arrest me burg” ndaj të pandehurit Dan Hutra, dhënë me vendimin të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak se koha e vuajtur në paraburgim është më e madhe se dënimi i dhënë 8.02.2023. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit nëse nuk mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër penale.
Mirëpo nuk mbaron me kaq.
Edhe pse Gjykata e Tiranës mori një vendim të gabuar, ai u rëndua nga Apeli, që mbi të gjitha sot pretendon të kundërtën. Ne dokument shkruhet e zeza mbi të bardhë dhe lexohet që ishte vendosur lirimi i monstrës nga burgu, në një komunimin për mediat, Apeli pretendon të kundërtën. Sipas tyre, edhe në Apel, nuk është pranuar lirimi i tij, por shtuan se nuk dinë çka ndodhur në Gjykatat e shkallëve të tjera.
GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë: Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal. Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.01.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi: – Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra. Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”. Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi: -Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion. Tiranë, 01.03.2023
Pra, ishte drejtësia ajo që vrau 3 gratë sot dhe plagosi të tjerat, e gjitha në një kohë që shumë të tjera kanë vuajtur në shkuar nga një monstër, nga një vrasës serial. Përgjegjësia është e tyre, sot kanë marrë jetë njerëzish. Të paktën kësaj here mos të gabojnë më!
Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me zëvëndësimin e e masës së sigurimit “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale Dan Hutra, i dyshuar për kryerjen e veprëse penale“Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.
Me vendimin nr. 555/1 Akti, datë 09.0.2023 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendosi:
- Rrëzimin e kërkesës me nr. 3356/1 Akti, datë 04.01.2023 me kërkues Dan Hutra.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale Dan Hutra,i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, zëvëndësimin e e masës së sigurimit nga “arrest në burg” në atë “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore”.
Në përfundim të gjykimit, me vendimin nr. 66, datë 14.02.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Irida Kacerja, vendosi:
-Lënien në fuqi të vendimit nr. 3356/1 Akti, datë 09.01.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Për vijueshmërinë e procesit të shtetasit Dan Hutra, në shkallë të tjera të gjykimit, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk ka informacion.
Tiranë, 03.01.2023
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



