E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Si u zbuluan 2.2 ton kokainë dhe 2 ngarkesa që u kapën rastësisht
Publik News

Si u zbuluan 2.2 ton kokainë dhe 2 ngarkesa që u kapën rastësisht

Policia e Kosovës kapi 2.2 ton kokainë në një konteiner me mish që vinte nga Brazili.

Bëhet fjalë për një operacion të kryer nën koordinimin e DEA-s amerikane, të cilët kishin informacion që në origjinë për ngarkesën në fjalë duke i vendosur GPS për të parë se ku do të shkonte.

Krahas DEA-s, në operacion janë përfshirë pala italiane, si vendi ku konteineri bëri tranzitin për në Shqipëri, pala shqiptare si edhe policia e Kosovës pasi u zbulua se cili do të ishte destinacioni final i konteinerit të mbushur me drogë.

Autoritetet shqiptare kishin dy muaj që prisnin këtë ngarkesë pasi u sinjalizuan nga DEA amerikane. Me të mbërritur konteineri në Durrës, policia shqiptare ka konstatuar drogën, por nuk ka ndërhyrë duke e lejuar që të kryheshin procedurat për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i tij.

Pasi kanë kryer procedurat, autoritetet e kanë ndjekur kamionin me konteinerin sipër, i cili është nisur për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe policia e Kosovës, e cila ka ndërhyrë duke bërë edhe sekuestrimin e sasisë së madhe të drogës.

Dy ngarkesa të tjera

Policia shqiptare kishte dy muaj që priste ngarkesën kolosale të kokainës dhe ndërkohë që kjo ndodhte në portin e Durrësit janë sekuestruar edhe dy ngarkesa të tjera më lëndë narkotike të tjera.

Gjithçka ndodhi teksa pritej sasia e madhe dhe dy operacionet e mëparshme kanë qenë të rastësishme, pa informacion nga jashtë.

Sasitë e bllokuara janë 142 kilogram kokainë në datën 10 prill dhe 49 kilogram të tjera u kapën më datë 1 prill, bën të ditur AbcNews.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.