E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Silva BINO e ISHP tregon pse ky fokus në këtë moment të pandemisë: Me shenjën e parë vetëizolohuni dhe kërkoni ndihmë
Lajme

Silva BINO e ISHP tregon pse ky fokus në këtë moment të pandemisë: Me shenjën e parë vetëizolohuni dhe kërkoni ndihmë

Testtim, testim, testim…. Është kjo kryefjala e këtyre ditëve nga autoritetet shëndetësore në Shqipëri.

Teksa më herët, testimi nuk ishte parë si zgjidhje, së fundmi, gjithnjë e më shumë po i mëshohet shtimit të testimeve.

Doktoreshë Silva Bino, e Instituti i Shëndetit Publik tregon se pse ka një fokus të veçantë të testeve pikërisht në këtë moment të pandemisë. Teksa shpjegon ndryshimin mes tek COVID -19 dhe SARS-CoV-2, Bino thotë se kemi të bëjmë me një sëmundje djallëzore.

E PLOTË NGA SILVA BINO

Testing testing testing. Testim, Testim Testim. Po përse aktualisht në këtë pandemi kemi një fokus të vecante në këtë fjale dhe në këtë veprim i  cili përdor nje teknologji relativisht të re, atë molekulare ( po të marim parasysh historinë e diagnozës së semundjeve infektive) dhe po hap rrugën dhe për shumë teknologji të tjera të reja.  John Snoë nuk kishte mjete por përdori gjurmimin dhe aftësitë krahasuese dhe analitike të kohës të cilat janë përsosur sot që të gjente shkakun pse njerëzit sëmureshin më shumë dhe me  cfare mund të transmetohej semundja  por ai nuk mund të thoshte se cfare ishte agjenti shkaktar i semundjes.  Për të gjithe ata qe njohin semundjet infektive me themel dhe kane punuar ne terren per kontrollin e tyre e dijne shume mire qe qysh kur fillon hetimi epidemiologjik apo gjurmimi vendosen masat e kontrollit (cila do qe jane ato sipas rruges se transmetimit) pikerisht hetimi dhe gjurmimi e analiza e thelluar te tregojne rruget e transmetimit dhe si eshte niveli i atakut etj  Natyrisht zbulimi i shkaketarit dhe njohja e mekanizmave te tij te veprimit dhe si hyn dhe demton organizimin apo organe te caktuara te njeriut apo kafshes te japin me teper te dhena dhe saktesojne ato epidemiologjike mbi menyren e transmetimit. Por deri sa te njohim keto kemi mendjen dhe aftesine analitike.

Perseri te gjithe ata qe njohin me themel e kane punuar me epidemite e semundjeve infektive ne terren kur kemi nje epidemi me shume njerez dhe  nuk e njohim shkaketarin qysh ne rastin e dyshuar  veprojme me masat e kontrollit.  Me pas njohim shkaketarin por kur numri eshte i larte jo te gjithe testohen pasi tashme e njeh shkaketarin dhe semundjen .

Por cfare ndryshon tek COVID -19 dhe SARS-CoV-2. Ketu kemi te bejme me nje semundje djallezore pa shenja tipike specifike ku humbja e shijes dhe nuhatjes eshte nje karakteristike apo nje sy i stervitur mire njeh radiologjijte perkatese  apo kemi individe pa shenja te dukshme qe ata ti specifikojne dhe ku te gjithe keta jane teper infektues. Nje semundje ku rruget e perhapjes se saj po saktesohen nga dita ne dite. Pra kjo karakteristike e vecante dhe menyra e perhapjes se saj me rruge ajrore tashme e njohur kjo e ben kete semundje te vecante ku testimi luan nje rol te rendesishem per ti sherbyer perhere qellimit final marjen e menjehershme te masave te kontrollit

Po per cfare e kryejme testimin.Testimi kryeht per te gjetur rastin. Cili eshte rasti?? Degjoj qe thone testim administrativ. Testimi i ashtuquajtur administrativ  kryhet per aresye depistimi pra screening dhe depistimi kryhet ne situata te caktuara te semundjeve infektive per te evidentuar pikerisht keto raste qe permenda me lart ato te jo te dukshmet, Gjate ketij depistimi gjenden shpesh persona te cilet e permbushin edhe perkufizimin e rastit kur ata pyeten apo hetohen. pIkerisht depistimi eshte i nevojshem dhe ne kete depistim ne kemi shume grupe si punonjesit qe sherbejne ne qendra me kujdes afat gjate, persona qe i nenshtrohen dializes, sherbime te tjere si dhe udhetare. Te gjithe te paret testohen ne strukturat shteterore ndersa te fundit ne private. Ligji i shkruar nuk ka marre parasysh kete situate dhe nuk  ka parashikuar dicka te tille e cila mund te rishikohet ne te ardhmen sebashku me  aspekte te tjera qe u bene te qarta gjate kesaj pandemie. Prandaj cdo testim depistimi i cili permbush edhe perkufizimin e rastit dhe pavarsisht rezultatit nese del pozitiv apo negativ  detyrimisht duhet te llogaritet sebashku me testimin qe kryhet per diagnoze kur qytetari kerkon ndihme apo perseri per depistim apo diagnoze  gjate gjurmimit te kontaktit si dhe gjate testimeve ne kuader te survejances qe masin sipas llojeve te saj perhapjen apo gravitetin e semundjes.

Testojme dhe gjejme e me pas gjejme te tjere hetojme e gjurmojme  por perseri per te izoluar dhe vene ne karantine ate qe eshte i semure apo ne dukje i shendetshem kusho qofte ai. Kjo eshte ajo qe thone librat e mi dhe kete kam mesuar nga mesuesit e mi te pare  Klement Cani, Azmi DIbra, Memo Boci,Kristo Pano,  Mehdi Cami, Shefqet Ndroqi, Selaudin Bekteshi, Eduard Kakarriqi, Mantho Nakuci e nga shume e e shume te tjere neper bote  qe jane shume ti permend ketu. Prandaj me dyshimin e kontaktit dhe shenjen e pare veteizolohuni dhe kerkoni ndihmen e strukturave shendetesore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.