E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Silvinjo publikon listën e lojtarëve të Kombëtares për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën
Lajme

Silvinjo publikon listën e lojtarëve të Kombëtares për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën

Kombëtarja shqiptare është gati për rrugëtimin e ri në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Trajneri Silvinjo ka përzgjedhur 26 lojtarë për dy ndeshjet e marsit ndaj Anglisë dhe Andorrës.

Për herë të parë në Kombëtare janë ftuar Juljan Shehu i Widzew Lodz dhe Etnik Brruti i Malishevës.

Mungesa e madhe në mbrojtje është Mario Mitaj, ndërsa rikthehet për krahun e majtë, Naser Aliji. Lajmi i mirë është edhe rikthimi i Armando Brojës, i cili duket se ka hedhur pas krahëve dëmtimim.

Shqipëria ndodhet në grupin K së bashku me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Grumbullimi zyrtar nis të hënën më 17 Mars. Kombëtarja do të luajë ndeshjen e parë ndaj Anglisë në “Wembley” më 21 Mars, në orën 20:45.

Takimi i dytë është më 24 Mars ndaj Andorrës në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë, në orën 20:45.

“Botërori 2026”/ Mungesa dhe risi, Silvinjo publikon

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Mbrojtës: Ivan Balliu, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti dhe Enea Mihaj.

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Kristjan Asllani, Adrion Pajaziti, Etnik Brruti, Juljan Shehu, Nedim Bajrami dhe Arbër Hoxha.

Sulmues: Ernest Muçi, Jasir Asani, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.