Singapori miraton vaksinën Pfizer
Kryeministri i Singaporit Lee Hsien Loong ka dhënë sot lajmin se Singapori është futur në mesin e vendeve që kanë miratuar vaksinën Pfizer-Biontech. Sipas njoftimit të kryeministrit dërgesa e parë me vaksina do të mbërrijë brenda muajit.
“Unë jam shumë i lumtur t’ju them se pasi ka studiuar provat shkencore dhe të dhënat e provave klinike, Autoriteti i Shkencave të Shëndetit ka aprovuar vaksinën Pfizer/BioNTech për përdorim. Dërgesa e parë duhet të mbërrijë në fund të këtij muaji”, tha kryeministri Lee Hsien Loong.
Vaksina fillimisht do të përdoret në shtresat që janë më të rrezikuara siç janë moshat e treta, mjekët dhe infermierët.
Vaksina e Pfizer-BioNTech është miratuar për përdorim edhe në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Kanada, Kuvajt, Bahrein, Arabi Saudite dhe Meksikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



