E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sipas verifikimeve në portalin U-Albania Fakulteti i Administrimit të Biznesit i TBU është i pari fakultet i fushës ekonomike në rang vendi që ka plotësuar kuotat
Publik News

Sipas verifikimeve në portalin U-Albania Fakulteti i Administrimit të Biznesit i TBU është i pari fakultet i fushës ekonomike në rang vendi që ka plotësuar kuotat

Plotësohen kuotat në Administrim Biznesi. Vijon regjistrimi në Drejtësi

Në përfundim të ditës së 7-të të regjistrimeve në programet bachelor të TBU janë regjistruar 83 studentë nga 100 kuota pranimi gjithsej.

Në programin Administrim Biznesi (për të trea profilet së bashku: i. Menaxhim; ii. Marketing; iii. Kontabilitet-Financë) janë regjistruar 75 vetë duke shënuar kështu plotësimin e të gjithave kuotave të parashikuara. Sipas verifikimeve tona në portalin U-Albania Fakulteti i Administrimit të Biznesit i TBU është i pari fakultet i fushës ekonomike në rang vendi që ka plotësuar kuotat. Presim me padurim të fillojmë procesin mësimor me 75 studentët e rinj të këtij programi. Falenderojmë të gjithë aplikantët e tjerë të shumtë në numër, 379 vetë që konsideruan TBU si një alternativë për shkollimin e tyre të lartë dhe ju urojmë suksese në studimet e larta në programe/shkolla të tjera.

Nga nesër e tutje TBU vijon vetëm me regjistrimet në programin Drejtësi (E Drejtë Biznesi) dhe inkurajon kandidatët të paraqiten për të kryer intervistën dhe regjistrimin. Për të gjitha nënfazat dyditore të mbetura deri me dt. 12 Shtator janë të mirëpritur për regjistrim secili nga 97 aplikantët e listës së këtij programi (kliko këtu) që nuk janë regjistuar në një program apo shkollë tjetër të lartë.

Dokumentacioni i regjistrimit përmban: a. diploma e shkollës së mesme/certifikata e notave (kopje e noterizuar); b. karta e identitetit ose pasaportës (fotokopje); c. 2 fotografi personale (format për dokumenta).

Për pyetje apo paqartësi na kontaktoni në: +355 69 98 119 25.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.