E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Sistemi i drejtësisë në kolaps, shqiptarët e kanë humbur besimin”
Lajme

“Sistemi i drejtësisë në kolaps, shqiptarët e kanë humbur besimin”

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, deklaroi se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ndodhet në kolaps të plotë, ndërsa besimi i qytetarëve tek institucionet gjyqësore është në nivelin më të ulët.

“Në Shqipëri, 90% e qytetarëve nuk marrin shërbim nga drejtësia. Kjo tregon se sistemi është i paralizuar dhe i pashërueshëm në formën aktuale,” u shpreh Xhixho.

Ajo shtoi se edhe “harta e re gjyqësore” ka qenë një goditje e rëndë për aksesin në drejtësi, duke e bërë më të vështirë për qytetarët të ndjekin proceset e tyre ligjore.

Sipas saj, reforma në drejtësi ka dështuar në qëllimin kryesor: t’u shërbejë qytetarëve dhe të garantojë drejtësi të barabartë për të gjithë.

DEKLARATA

🛑 Sistemi i drejtësisë në kolaps!
Shqiptarët e kanë humbur besimin te drejtësia sepse ajo nuk funksionon. Sot, mbi 90% e qytetarëve nuk arrijnë të marrin shërbim nga sistemi gjyqësor.
Është alarmante që disa vite pas fillimit të reformës në drejtësi, nuk kemi ende një sistem funksional, që t’i shërbejë qytetarit.
❌ Harta e re gjyqësore – dështim i paralajmëruar:
Që në fillim e kemi kundërshtuar këtë hartë. Ajo jo vetëm nuk zgjidhi problemet, por i thelloi ato. Sot, kemi:
📌 Mbyllje masive të gjykatave – 18 gjykata të mbyllura në total, përfshirë edhe të Apelit në rrethe.
📌 Dosjet e Apelit janë përqendruar në një gjykatë të vetme në Tiranë.
📌 Nuk u mor asnjë masë për infrastrukturën apo për shtimin e gjyqtarëve.
⚖️ Sa gjyqtarë kemi për çdo 100 mijë banorë?
🇦🇱 Shqipëria: 9.8
🇽🇰 Kosova: 24.1
🇲🇰 Maqedonia: 22.3
🇧🇦 Bosnje: 29.0
🇲🇪 Mali i Zi: 42.4
🇷🇸 Serbia: 39.1
🇪🇺 Mesatarja europiane: 21.9
⛔ Jemi në fund të listës në Europë dhe rajon!
🗂️ Stoku i dosjeve – rekord negativ:
• 200,000 çështje janë në pritje për t’u shqyrtuar nga vetëm 267 gjyqtarë.
• Një proces mund të zgjasë deri 12–15 vjet për të kaluar tri shkallët.
💸 Dëmi: 39 MILIONË € në 9 vite për Shqipërinë nga gjykata e Strasbugut
Për:
– Shkelje të të drejtave të njeriut
– Zvarritje procesesh
– Moszbatim vendimesh
– Shkelje të të drejtës së pronës
Kjo është drejtësia që i mohohet qytetarit të zakonshëm, që shpesh ndërron jetë pa marrë drejtësi.
🔚 Reforma në drejtësi nuk e arriti qëllimin e saj: një drejtësi të shpejtë, të drejtë dhe me integritet.
Para së gjithash, duhen të kuptojmë shkaqet që kanë sjellë këtë situatë kolapsi në sistemin e drejtësisë, në mënyrë që ta zgjidhim për ta vënë atë në shërbim të qytetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.