E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sistemi kamerave në Shkodër, eksperti i kriminalistikës: Bandat u frymëzuan nga bosi i mafies italiane
Publik News

Sistemi kamerave në Shkodër, eksperti i kriminalistikës: Bandat u frymëzuan nga bosi i mafies italiane

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar mbrëmjen e sotme se strategjia e bosit të mafies italiane Mateo Mesina Denaros që u arrestua pak ditë më parë është aplikuar edhe në Shqipëri.

-800-0-631b9aa4671b7

Në një emisionin në Tch, ai deklaroi se vendosja e kamerave është shpikur fillimisht nga Denaro 20 vite më parë për të ngritur një sistem kontroll për vjeljen e gjobave nga biznesi.

“Këto ditë unë kam parë që janë hequr disa kamera sigurie në zonën e Shkodrës që janë për krimin e organizuar që nuk janë vetëm për të ruajtur nëse u vjen policia në zonë, por janë për të ruajtur bizneset kuata marrin gjobën.

Kjo është një histori e shpikur nga Mateo Mesina Denaro, e para 20 viteve ku kontrollohej se si merreshin gjobat nga bizneset. Kjo na largon në kuptimin e kriminalitetit por na afron shumë për modelin që ne kemi ndjekur sepse duam apo s’duam ne grupet kriminale në Shqipëri i ka rritur mafia italiane. Sot paraqitet një tjetër nivel që ne njohim para 20 vitesh”,deklaroi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.