E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sistemi TIMS  shkakton kaos në Rinas – Deputeti: Mos duhet të kalonte ndonjë mik i Qeverisë?!
Lajme

Sistemi TIMS shkakton kaos në Rinas – Deputeti: Mos duhet të kalonte ndonjë mik i Qeverisë?!

Deputeti demokrat Lefter Gështenja e ka konsideruar skandal, situatën që po ndodh sot në Rinas, ku Sistemi TIMS ka rënë dhe atje është krijuar kaos. Gështenja ka ngritur dyshime se cila është e vërteta që qëndron pas kësaj, punë hakerësh apo mos ndoshta duhet të kalonte dikush në aeroport pa u regjistruar?!

“Skandal, – denoncoi ai në Fb. –  Bie Sistemi TIMS, kaos në aeroportin “Nënë Tereza”.  Hyrje-daljet e qytetarëve shënohen në bllok. Kjo është situata në këto momente, 31.03.2024!

Sistemi TIMS është një sistem që përdoret për hyrje-daljet , është sistemi që ti je në kufi, jep pasaportën dhe dikush e fut në sistem ku nga ai moment del se ti ke hyrë apo dalë nga Shqipëria. Në momentin që Sistemi TIMS nuk funksion, policia dhe institucionet e tjera nuk kanë asnjë mundësi që të kenë informacion se kush hyri apo kush doli në kufi.

Vallë të jetë kjo arsyeja e rënies së sistemit? Presim ndonjë status të qeverisë. Është hakeruar sistemi apo duhet të kalonte ndonjë mik i qeverisë?” ngriti pikëpyetjen, deputeti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.