E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situata e zjarreve, Rama: 13 vatra aktive në gjithë Shqipërinë
Publik News

Situata e zjarreve, Rama: 13 vatra aktive në gjithë Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e zjarreve që kanë përfshirë Shqipërinë.

Ai njofton se aktualisht ka 13 vatra zjarri aktive duke filluar nga gadishulli i Karaburunit e deri në Shkodër, ku nuk rrezikohen banesa.

Vetëm në Fushë-Arrëz rrezikohet përhapja e flakëve në zonat e banuara.

Kreu i qeverisë thotë se në vatrën e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo” po punojnë të gjitha forcat operacionale me një helikopter.

Postimi i kryeministrit:

Aktualisht ka 13 vatra zjarri në të gjithë vendin përkatësisht në; Gadishullin e Karaburunit. Pa rrezik banesash. Shkodër, në fshatin Cukal. Pa rrezik banesash.Në Fushë-Arrëz e cila paraqet rrezikshmëri për kalimin në zona të banuara, është dërguar edhe një mjet helikopter për mbështetje nga ajri.

Gjirokastër, vijon zjarri vatrave në luginën e Lunxhërisë. Nuk ka rrezik për banesat. Po punojnë forcat e FA dhe të tjera nga toka. Vatra e zjarrit në kodrën e pishave në fshatin “Arshi Lengo”, po punojnë të gjitha forcat operacionale dhe një mjet helikopter. Në bashkinë Tepelenë. Pa rrezik banesash.

Pyllin e fshatit Shetaj. Pa rrezik banesash. Në bashkinë Durrës, fshati Manskuri. Pa rrezik banesash. Dibër, fshati Lukan. Pa rrezik banesash. Në bashkinë Mallakastër. Pa rrezik banesash. Elbasan. Fshati Shelcan. Pa rrezik banesash.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.