E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Situata në PD/ Rreth 75 minuta në seli, përfundon takimi i ambasadorëve me Lulzim Bashën
Lajme

Situata në PD/ Rreth 75 minuta në seli, përfundon takimi i ambasadorëve me Lulzim Bashën

TIRANË

Ka zgjatur rreth 75 minuta takimi mes ambasadorëve të akredituar në Tiranë me kreun e PD Lulzim Bashën.

Ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Anglisë janë pritur në selinë e PD, nga nënkryetarja Jorida Tabaku dhe sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi. “Ardhja e ambasadorëve në selinë e PD, për të takuar Lulzim Bashën, është bërë me kërkesë të tyre. Po kështu burimet bëjnë me dije se u ofruan të vinin në përgjigje të disa zërave që thonë që ambasadorët mbështesin lëvizjen e Berishës”, raportoi gazetari Stafa.

Takimi vjen pas situatës së krijuar në PD dhe përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Një situatë kaotike u krijua dje në PD, pasi ish-kryeministri Sali Berisha me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD të dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit zhvilluan një mbledhje në seli ku u zgjodhën komisionet që do të merren me referendumin e paralajmëruar me anëtarësinë për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Sali Berisha e Lulzim Basha shkëmbyen akuza të rënda gjatë pasdites.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.