Situata nga koronavirusi, Policia nis nga gjobat dhe pezullimin e një biznesi. Ja çfarë u gjet në Durrës
Pas urdhrit të kreut të Policisë së Shtetit para dy ditësh, në terren kanë zbritur specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës, në bashkëpunim me Inspektoratin e Shëndetësisë, Inspektoratin i Punës dhe AKU, të mbështetura nga Patrullat e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës.
Si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin e përhapjes së COVID-19, morën masa administrative ndaj disa subjekte të renditura si më poshtë:
Në lagjen nr. 13, Plazh, janë gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, 3 subjekte, konkretisht një piceri në administrim të shtetasit Xh. A., një lokal në administrim të shtetases Sh. A. dhe një subjekt bar kafe në administrim të shtetasit I. I.
Në lagjen nr. 1, Durrës, është gjobitur me masë administrative 1 milion lekë të vjetra, një parukeri në administrim të shtetasit E. T., ndërsa një bar restorant në administrim të shtetasit V. N. dhe një yogurteri në administrim të shtetases M. M., janë gjobitur me masë administrative 10 milionë lekë të vjetra.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve u bllokua subjekti bilardo në administrim të shtetasit A. N., i cili nuk dispononte licencën përkatëse për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



