S’ka kalim pa lekë në Llogara, kush paguan dhe kush përjashtohet
Miratohen tarifat për tunelin, skema e detajuar
Skema e tarifimit për përdorimin e Tunelit të Llogarasë është zyrtarizuar dhe ka hyrë në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Sipas cna.al, të gjithë drejtuesit e mjeteve që duan të përshkojnë këtë aks të shumëpërfolur do të duhet të paguajnë, me çmime që nisin nga 100 lekë dhe shkojnë deri në 5,000 lekë, në varësi të llojit të automjetit.
Sipas një udhëzimi të posaçëm të miratuar nga qeveria, tarifa përfshin edhe TVSH-në dhe ndahet në pesë kategori kryesore:
Skema e plotë e tarifave për Tunelin e Llogorasë:
-
100 Lekë: Motoçikleta dhe mjete të ngjashme me dy rrota
-
250 Lekë: Makinat e pasagjerëve dhe automjetet e lehta (deri në 1.30 m lartësi)
-
500 Lekë: Makinat me rimorkio ose karavan
-
1,000 Lekë: Furgonë, minibusë dhe mjete të mesme
-
5,000 Lekë: Autobusë, kamionë dhe mjete të rënda me shumë boshte
Tarifat e parapaguara (abonimet) për përdoruesit e rregullt do të publikohen pas 6 muajsh, ndërsa aktualisht nuk ka asnjë formë lehtësimi për qytetarët që e përshkojnë këtë rrugë çdo ditë.
Kush nuk do të paguajë?
Sipas udhëzimit, nga tarifa përjashtohen vetëm:
-
Policia Rrugore, autoambulancat, zjarrfikësit
-
Mjetet ushtarake dhe ato të NATO-s
-
Mjetet e punonjësve të ARRSH dhe Entit të Operimit Rrugor gjatë detyrës
-
Persona me status invaliditeti (vetëm për përdorim personal)
Po ashtu, ndalohet rreptësisht kalimi i automjeteve që transportojnë mallra të rrezikshme, për arsye sigurie.
Për zbatimin e skemës janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Operimit Rrugor dhe ARRSH.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



