E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
S’ka punëtorë! Zvicra hap dyert për emigrantët me paga të arta
Bota

S’ka punëtorë! Zvicra hap dyert për emigrantët me paga të arta

Zvicra po përballet me një mungesë serioze të fuqisë punëtore që prej vitit 2020 dhe për këtë arsye ka rritur ndjeshëm kërkesën për punonjës nga jashtë. Sektori shëndetësor, hoteleria, inxhinieria dhe teknologjia janë ndër më të prekurit, dhe autoritetet paralajmërojnë se situata pritet të rëndohet edhe më shumë në muajt që vijnë.

Qeveria zvicerane synon të tërheqë rreth 85.000 specialistë të huaj, duke ofruar paga që variojnë nga 3.500 deri në 6.500 euro në muaj, në varësi të profesionit dhe përvojës. Nevoja më e madhe është në:

  • shëndetësi (mjekë, infermierë, teknikë)

  • turizëm dhe hoteleri

  • teknologji, IT dhe inxhinieri

  • restorante, shitje dhe shërbime

  • arsim dhe punë shtëpie

Në disa profesione, sidomos në shëndetësi, mungesat janë të menjëhershme. Aktualisht, një në katër mjekë është mbi 60 vjeç, çka nënkupton se shumë prej tyre pritet të dalin në pension së shpejti.

Një nga mënyrat më të shpejta për të gjetur punë në Zvicër mbetet aplikimi përmes agjencive vendase të punësimit. Përparësi të veçantë kanë kandidatët që zotërojnë gjuhën gjermane ose italiane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.