E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentuan të kalonin 6 emigrantë drejt Greqisë, dy të arrestuar
Lajme

Tentuan të kalonin 6 emigrantë drejt Greqisë, dy të arrestuar

Një operacion i Policisë Kufitare në Sarandë ka çuar në arrestimin e dy personave, të dyshuar se po transportonin kundrejt pagesës gjashtë emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Greqisë dhe më pas të vijonin rrugën drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Në pranga kanë rënë A. D., 50 vjeç, dhe F. Ç., 59 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u ndaluan nga shërbimet e Policisë Kufitare pranë zonës së quajtur “Pagane”, në afërsi të kufirit me Greqinë.

Sipas policisë, dy të arrestuarit po përdornin dy automjete për të transportuar gjashtë shtetas të huaj, kundrejt një pagese. Emigrantët, me origjinë nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, dyshohet se kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar dhe synonin të kalonin kufirin për të vijuar drejt vendeve të BE-së.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të kontrolleve dhe veprimeve hetimore për parandalimin e rasteve të ndihmës ndaj shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve. Policia bën me dije se operacioni është koduar “Kufijtë”.

Ndërkohë, ndaj gjashtë emigrantëve është nisur procedimi penal për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar edhe dy automjetet që dyshohet se do të përdoreshin për transportimin e emigrantëve.

Materialet e mbledhura gjatë operacionit i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.