Ka skaduar afati që studentët i kanë vendosur kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit Lindita Nikollës për plotësimin e 8 kushteve.
Studentët kanë nisur marshimin drejt Zogut të Zi ku kanë paralajmëruar se do të bllokjnë rrugën për një afat të pacaktuar, ndërsa Rama pak minuta më parë kërkoi sërish bisedime.
Mes studentëve u vu re pak më parë një konfuzion nëse do të niseshin drejt Kryeministrisë apo do të bllokonin rrugët, por tashmë kanë vendosur dhe janë nisur drejt bulevardit të Zogut të Zi.





