E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë
Lajme

Skandal! Helmohen nga ushqimi 40 studentë të Akademisë së Sigurisë

Një incident i rëndë është raportuar në ambientet e Akademisë së Sigurisë, ku rreth 40 studentë dyshohet se kanë pësuar helmim nga ushqimi pas konsumimit të drekës në institucion.

Sipas informacioneve paraprake, studentët kanë shfaqur shqetësime shëndetësore menjëherë pas konsumimit të ushqimit. Disa prej tyre kanë pasur komplikacione më të theksuara, çka ka bërë të nevojshëm transportimin në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Burime pranë institucionit bëjnë me dije se dyshimet e para lidhen me ushqimin e servirur gjatë vaktit të drekës, ndërsa pritet që analizat dhe verifikimet përkatëse të përcaktojnë shkakun e saktë të incidentit.

Shërbimi ushqimor në Akademinë e Sigurisë ofrohet nga një kompani private kateringu, e kontraktuar për furnizimin e studentëve me tre vakte ditore. Pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur procedurat e hetimit për të sqaruar rrethanat dhe për të verifikuar standardet e sigurisë ushqimore të ndjekura nga kompania që menaxhon këtë shërbim.

Ndërkohë, gjendja shëndetësore e studentëve mësohet të jetë nën monitorim nga mjekët, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga institucionet përgjegjëse lidhur me incidentin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.