E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal i sekretit në Prokurorinë e Shkodrës: Sekretarja akuzohet se  fotografoi dokumentin e  Licit dhe ia dha të dashurit
Uncategorized

Skandal i sekretit në Prokurorinë e Shkodrës: Sekretarja akuzohet se fotografoi dokumentin e Licit dhe ia dha të dashurit

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet për sekretaren e këtij institucioni, K.G, e cila nxori jashtë zyrës një dokument sekret për të kërkuarin Ibrahim Lici në Turqi. Tashmë, sekretarja është marrë e pandehur dhe akuzohet për “Zbulim të akteve, ose të dhënave sekrete.” Çështja kundër saj është në pritje të nisjes së procesit të gjykimit në Shkodër.

Dokumenti, i sigluar “Tepër urgjent” dhe i përkiste Zyrës së Marrëdhieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, u fotografua nga sekretarja e regjistrit, K.G., sapo ka mbërritur nga Tirana në Prokurorinë e Shkodrës. Më pas, ajo i tregoi këtë dokument të dashurit të saj dhe ai e fotografuan atë mbi telefon dhe shpërndanë tek persona të tjerë, duke rrodhur në media dhe shkaktuar një skandal.

Hetimet treguan se dokumenti ishte nxjerrë jashtë mureve të Prokurorisë nga sekretarja e regjistrit, dhe dyshohet se ka rënë në dorë të Behar Bajrit dhe njerëzve të tij, të cilët e lançuan në media. Behar Bajri është kundërshtari i betuar i Ibrahim Licit dhe aktualisht është në kërkim nga prokuroria e Shkodrës për akuzat e vrasjes së Gjin Boriçit dhe për sigurimin e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, Ibrahim Licin dhe Dorian Dulin.

Kjo situatë ka shkaktuar një reagim të fortë në opinion dhe ka shpërthyer debatet mbi sigurinë e dokumenteve sekrete dhe kërkimin e drejtësisë në Shqipëri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.