E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal/ Ja kartat e shëndetit që shpërndan qeveria Rama…
Lajme

Skandal/ Ja kartat e shëndetit që shpërndan qeveria Rama…

Flet për reforma, suksese, shëndetësi falas, i pëlqen të bëjë krahasime me vitet e mëparshme, lyhen fasada, jep konçesnione në shëndetësi, por duket se gjithçka është propogandë dhe abuzim.

Kryeministri Edi Rama pak më shumë se dy vjet më parë i bënte thirrje qytetarëve të tërhiqnin kartën e shëndetit, madje shkoi deri atje sa përmes udhëzimeve dhe rregulloreve, ata që nuk posedonin një të tillë, nuk mund të merrnin shërbimin.

Problemin më të madh e kishin ata që merrnin ilaçe të rimbursueshme çdo muaj, pasi mungesa e një karte shëndeti nuk ua mundësonte. Madje pak kohë më parë tha se kjo kartë mund të tërhiqej online nga vetë qytetarët.

Sot ‘NismaThurje’ ka publikuar mesazhin e një qytetari, ku denoncon degradimin e institucioneve të shëndetësisë në vendin tonë.

Rifat Elezi nga Kamza ka shkuar për të marrë Kartën e Shëndetit, por ka mbetur i shtanguar kur atij i është dhënë një copë letër me një kod dhe me një vulë.

“Kjo ështe karta e shëndetit qe mora sot në Kamëz në spitalin e rilindur me afat për 1 vit.  Kam gjysëm ore që qesh (se s’qaj dot) me shtetin qesharak qe na ka rene ne pjese.”, i ka shkruar ai NismësThurje.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.