E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal/ Monika urdhër Zamira Ramit, kryebashkiakja e Lsi-së vë në rreshtore administratën në protestë
Lajme

Skandal/ Monika urdhër Zamira Ramit, kryebashkiakja e Lsi-së vë në rreshtore administratën në protestë

Anëtarësia e LSI pjesë e administratës publike në Qarkun e Gjirokastrës, sfidon hapur PS dhe Edi Ramën, raporton web lokal jugunews duke publikuar foton e nisjes per ne proteste.

Thirrjes së kreut të LSI Monika Kryemadhi për pjesmarrje masive në protestë, i është përgjigjur anëtarësia e LSI në Gjirokastër.

Burime nga LSI në Gjirokastër, konfirmojnë se përvecse pjesmarrjes së gjerë të punonjësve të Bashkisë së Gjirokastrës dhe agjencive nga varen, interes për të marrë pjesë në protestë, ka pasur edhe nga anëtarësia e LSI që janë pjesë ende në institucionet shtetërore.

Sipas këtyre burimeve, anëtarësia e LSI që janë pjesë e institucioneve të mëposhtme, kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në protestën e sotme duke përcaktuar edhe numrin për cdo institucion.

Drejtoria e Bujqësisë-8 punonjës protestues.

AKU -2 punonjës protestues.

Autoriteti Rrugor Rajonal-5 punonjës protestues.

Bordi i Kullimit-3 punonjës protestues.

Televizioni Gjirokastra TVGJ-5 punonjës protestues.

Drejtoria e Tatimeve-4 punonjës protestues.

Shërbimi Shtetëror Social-3 punonjës protestues.

Inspektoriati i Punës-3 punonjës protestues.

Spitali Rajonal Gjirokastër-32 punonjës protestues.

Posta Shqiptare-6 punonjës protestues.

Zyra e Punës-7 punonjës protestues.

Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror-10 punonjës protestues.

Ndërmarrja e Trajtimit të Studentëve-8 punonjës protestues.

OSHEE Rajoni Gjirokastër-12 punonjës protestues

Hipoteka-4 punonjës protestues.

ISKSH-7 punonjës protestues.

Inspektoriati Pyjor i Mjedisit-22 punonjës protestues

Reparti Zjarrëfikës Tepelenë-3 punonjës protestues.

Spitali Tepelenë-20 punonjës protestues.

Spitali Memaliaj-12 punonjës protestues.

Spitali i Përmetit-14 punonjës protestues.

Ndërkohë që nuk ka të dhëna për pjesmarrje nga DAR, DSHP, ISSH dhe DRSHTRR, nërsa nga ALUIZNI, ska asnjë protestues.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.