Skandal! Polici kapet duke parë video +18 në orar të punës
Një ngjarje e paprecedentë dhe shqetësuese është regjistruar në qytetin e Durrësit, në zonën e njohur si Ura e Shkozetit. Një punonjës i Policisë Rrugore është filmuar nga një qytetar teksa shikonte materiale për të rritur brenda automjetit zyrtar dhe gjatë orarit të punës.
Pamjet janë publikuar nga JOQ Albania dhe tregojnë efektivin e policisë i cili kishte ndaluar makinën e shërbimit poshtë urës, ndërsa shikonte filma +18 në telefonin e tij. Sipas qytetarit që realizoi videon, ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, duke ngritur shqetësime serioze për sjelljen e papërshtatshme të punonjësit të rendit në detyrë.
I riu që ka xhiruar pamjet dëgjohet duke ironizuar situatën, duke thënë: “Ja çfarë bën shteti jonë në orar të punës”, ndërkohë që kamera fokuson makinën e policisë dhe efektivin në fjalë.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ndërsa qytetarët kanë kërkuar marrjen e masave të menjëhershme ndaj personit përgjegjës.
Deri në këto momente, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Policia e Shtetit lidhur me rastin, por pritet që institucionet përkatëse të ndërhyjnë për të sqaruar ngjarjen dhe për të marrë masa disiplinore në përputhje me Kodin e Etikës së Policisë së Shtetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



