Skandali! Ergys Agasi vijon me emërimet, përgatit kreun e ri të KPP
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka bërë një denoncim publik lidhur me rolin e Ergys Agasit në administratën shtetërore, duke deklaruar se ai vijon të bëjë emërime si drejtor i burimeve njerëzore.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Noka ngre shqetësimin për një emërim të mundshëm në krye të Komisionit të Prokurimit Publik. Sipas tij, Ergys Agasi po përgatitet të vendosë në këtë pozicion Kreshnik Ternoven, aktualisht anëtar i KPP-së.
Noka thekson se Ternoveni është personi që ka kontrolluar banesën në rastin Agasi dhe, sipas tij, i ka dhënë informacione Agasit për punë të brendshme të Komisionit të Prokurimit Publik. Deputeti e cilëson situatën si skandal dhe kërkon që këto fakte të bëhen publike.
Reagimi i plotë i Flamur Nokës:
*“Ergys Agasi vijon emërimet si të jetë drejtor i burimeve njerëzore të administratës shtetërore.
Zoti Noka, Ergys Agasi po përgatitet të vendos në krye të Komisionit të Prokurimit Publik, Kreshnik Ternoven. Ky është ai tipi, anëtar i KPP, që iu kontrollu banesa për rastin Agasi, dhe që i jepte info Agasit për punë brenda KPP. Të lutem bëje publike. Se është skandal.”*
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





