E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali erotik i Safet Gjicit/ Flet gruaja e videos: Ishim në një marrëdhënie prej kohësh
Lajme

Skandali erotik i Safet Gjicit/ Flet gruaja e videos: Ishim në një marrëdhënie prej kohësh

Ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot gruaja që ishte pjesë e videos erotike të ish-kryetarit të bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Në një intervistë televizive ajo ka teguar se ka patur një marrëdhënie të fshehtë prej kohësh me Gjicin, por mohon që ta ketë bërë videon për shantazh ndaj tij.

Personi në fjalë e identifikuar si Alma.K., është shprehur se është me origjinë nga Berati dhe ka një fëmijë. Ndërsa ka lënë të nënkuptohet se video është publikuar nga një person i tretë.

Më tutje ajo është shprehur se për këtë çështje ka kontaktuar me një jurist që po merret me të gjitha organet ligjzbatuese në të cilën edhe vetë Alma është pjesë e dosjes. Por ndryshe  janë versionet  që japin të tjerë nga qyteti i Kukësit. Një burim i besuar na konfirmon  se një kundërshtar politik lokal ka  investuar për  sigurimin e video-skandalit. Në zyrën e Gjicit nuk mund të hyje me çanta apo sende personale. Për fatin e tij të keq atë ditë gruaja nuk është kontrolluar dhe është lënë të futej bashkë çantën që filmoi aktin seksual. Dyshime janë hedhur edhe mbi sekretaren e Gjicit e cila lejoi me sende personale dhe pa kontroll  gruan Alma C.

Prokuroria e Posaçme po heton për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” ish-kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, i cili u shkarkua nga detyra, pasi u përfshi në një skandal seksual në zyrën e tij brenda institucionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.