E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SKANDALI I KANIONIT TË HOLTËS, ANULLOHET LEJA PËR HEC-IN
Lajme

SKANDALI I KANIONIT TË HOLTËS, ANULLOHET LEJA PËR HEC-IN

Prej disa ditësh në media e rrjete sociale qarkulloi lajmi se në grykën e Kanionit të Holtës në Gramsh, ishte dhënë leja dhe kishte nisur ndërtimi i një hidrocentrali.

Të indinjuar banorët e zonës paralajmëruan edhe protesta ditët në vijim. Por duket se shqetësimi i banorëve mori fund. Deputeti i qarkut Elbasan, Taulant Balla ka kërkuar anulimin e lejes së ndërtimit të hidrocentralit.

Lajmin për anulimin e lejes së HEC-it e ka dhënë vetë kreu i Partisë Socialiste Gramsh, Klodian Taçe, i cili është dhe një ndër iniciatorët e parë që u shpreh hapur për anulimin e projektit skandaloz. “Lajmi më i mirë që mund të mernim në këto momente , kemi marrë garanci totale nga drejtuesi ynë politik Taulant Balla që leja në HEC Holte do anullohet.

Faleminderit miku ynë”, Shkruan kreu i socialistëve të Gramshit në rrjetin social Facebook.

Duket se presioni qytetar dhe organizimi masiv në rrjetet sociale, bëri që të reagonin dhe të gjithë përfaqësuesit politik të të gjitha krahëve dhe të kundërshtonin shkatërrimin e një prek bukurive natyrore të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.