Skandali i “mikut të Ramës” në FBI mbërrin në Kongresin e SHBA, zbardhet letra e Komitetit Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve drejtuar drejtorit të FBI-së
Komiteti Gjyqësor i Kongresit Amerikan i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, ku i kërkon informacion të plotë mbi çështjen McGonigal.
“Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve i ka dërguar një letër drejtorit të FBI-së, Christopher Wray, duke kërkuar informacion për Charles McGonigal, një ish-agjent special i FBI-së i akuzuar javën e kaluar për pastrim parash, shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe vepra të tjera të lidhura me punën e tij me një oligark rus”, thuhet në njoftimin në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



