E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali! Kompania e përjashtuar merr tender nga Shëndetësia e Evis Salës
Lajme

Skandali! Kompania e përjashtuar merr tender nga Shëndetësia e Evis Salës

Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skandal të paprecedentë, ku sërish problematikat janë hasur në bërjen e tenderave, një gangrenë e madhe që nga koha e Ilir Beqjas, Ogerta Manastirliut, Albana Koçiut e tashmë me Evis Salën.

Megjithëse ka pasur drejtues të ndryshëm, sërish ka një mori problematikash në këtë sistem mjaft jetësor, por që dita-ditës po lëngon, aq sa denoncimet në Onkologjik s’kanë të sosur.

Mungesa e barnave, e ambienteve apo edhe politikat mjekësore kanë qenë dhe janë problem që asnjë prej drejtuesve s’e merr mundimin që t’i zgjidhë, ndoshta nga grupet e tjera të interesit.

Vox News ka hulumtuar disa dokumente që hedhin dritë mbi këtë skandal, ku zyrtarët e kësaj ministrie i kanë dhënë një tender një firmë të përjashtuar. Një dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, pasi këtu kemi të bëjmë jo vetëm me shkelje administrative, por edhe penale.

Tender firmës së përjashtuar - Ministria e

Dokument: Njoftimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për shkeljet në Ministrinë e Shëndetësisë

Sipas dokumenteve që disponon redaksia jonë, Agjencia e Prokurimit Publik ka nxjerrë një dokument për verifikimin e një kontrate të Ministrisë së Shëndetësisë. Fillimisht u nis si një hetim administrativ i denoncuar nga një tjetër firmë që ka marrë pjesë në procedurë.

Bëhet fjalë për një kontratë për “mallra”, teksa APP shkruan se Ministria e Shëndetësisë ka kryer shkelje të rëndë. “Autoriteti Kontraktor ka lidhur kontratë bazuar në marrëveshjen kuadër, ndërkohë që nuk ka bërë verifikimet lidhur me përjashtimin e operatorit ekonomik nga e drejta për të fituar kontrata publike” thuhet në këtë dokument.

Në fund, APP vendosi të propozojë dhënien e masës disiplinore ndaj 3 personave, për shkeljet dhe mangësitë e konstatuara në vendim. Në dokument nuk jepen detaje të tjera se kush ishte firma që ka përfituar dhe ishte e skualifikuar nga tenderët, ndërkohë që masat janë vetëm sa për të “larë gojën”.

Së pari, nisur nga shkresa, këtu kemi të bëjmë me disa vepra penale, si shkelja e barazisë në tendera, shpërdorim detyre, të gjitha në bashkëpunim, pasi janë disa persona. Hetimet mund të shtrihen edhe te zinxhiri drejtues i ministrisë, pasi si ka mundësi që një ministri e tillë, me një ushtri zyrtarësh dhe punonjësish, të mos verifikojë dot nëse një firmë është përjashtuar apo jo nga tenderat.

Ndoshta, kjo është një dosje e denjë për Prokurorinë e Posaçme, e cila gjatë këtyre kohëve ka marrë të pandehur dhjetëra zyrtarë edhe për akuza më të lehta dhe shkelje më të lehta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.