E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali McGonigal/ Berisha  i bindur : Nuk do të kalojë kurrë si të tjerat
Politikë

Skandali McGonigal/ Berisha i bindur : Nuk do të kalojë kurrë si të tjerat

Ish-kryeministri Berisha u pyet gjatë bashkëbisedimit me qytetarët nësë çeshtja McGonigal do të kalojë si të tjerat, Berisha tha se nuk mund të kalojë kurrë si të tjerat pasi është një çështje që ka tronditur opinionin shqiptar, në SHBA dhe ndërkombëtarë.

Kreu i PD-së shtoi, se kjo çështje është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare merr drejt një vendi, duke shtuar më tej se ka besim se të gjithë të implikuarit do marrin vendin që meritojnë.

Berisha tha se opozita do zhvillojë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij super-skandali.

“Çështja McGonigal nuk do të kalojë kurrë si të tjerat. Kjo është një çështje që ka tronditur thellë opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar.

Çështja McGonigal është simbol i veprimeve më të zeza që një mafie ndërkombëtare ndërmerr ndaj një vendi. Jo më për asgjësimin e dy-tre personave, por të pluralizmit politik.

Të gjithë ata që u implikuan në këtë operacion të turpshëm, do marrin vendin që meritojnë.

Ne jemi të vendosur të bëjmë një betejë të pamposhtur për të nxjerrë në dritë çdo fakt të këtij skandali.

Jemi vendosur të informojmë komisionin hetimor në SHBA, për veprimtarinë kriminale, antidemokratike dhe antikushtetuese të McGonigal dhe të çdo diplomati që ka vazhduar veprën e zezë të shkatërrimit të opozitës”, ka thënë Berisha

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.